TRAJTIME PEDIATRIKE
Përfshijnë moshat që në vitin e parë të jetës deri në 14 vjeç. Programet dhe objektivat e trajtimit orientohen në bazë të diagnozës apo problematikave që manifeston fëmija.
Mund të lidhen me: Problemet e të folurit, komunikimin, përqëndrimin, të kuptuarit, gëlltitjen, përtypjen, zërin, të ecjes apo përdorimin e gjymtyrëve, të vonesave apo çrregullimeve të ndryshme të neurozhvillimit.
Ndërhyrja e hershme është një nga elementët kyç që suporton prognozën ( mbarëvajtjen) e trajtimit dhe ritmin e rikuperimit te fëmijës.
Rëndësi të vecantë ka gjithashtu suportimi i zhvillimit nga ambjenti në të cilin fëmija ekspozohet dhe nga personat të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me të. E gjithë kjo për të nxjerrë në pah potencialin maksimal që fëmija posedon.
Kontakti i vazhdueshëm mjek – prind është i nevojshëm për monitorimin e zhvillimit dhe të reagimit të fëmijës ndaj terapisë si dhe për të qënë koherent ndaj implementimit të objektivave të reja ne programet terapeutike.
TRAJTIME ADULTE
Trajtimet Adult përfshijnë moshat mbi 14 vjeç. Problematikat më të shpeshta që hasen në këto mosha lidhen me : Prapambetjet mendore, vështirësitë apo problematikat e ndryshme të komunikimit, disfluencën verbale(belbëzimi), problemet e memories, sëmundjet neurodegjenerative si skleroza apo Alzhaimer, pasoja të ndryshme të dëmtimeve neurologjike apo traumatike që çojnë në humbje apo dëmtim të aftësisë për të kuptuar, për t’u shprehur me fjalë apo për të kryer proçese të tjera konjitive.
Me rëndësi të veçantë është që objektivat e trajtimit të suportohen edhe në ambjentet jashtë klinikës duke implemetuar programe të posaçme të përshtatura dhe duke zbatuar me rigorozitet këshillat me qëllim maksimizimi të përformancës dhe të ritmit të rikuperimit.
Miresevini ne SYNAPS
Klinika SYNAPS prej vitesh është kthyer në një klinikë referencë, jo vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë.
Në më shumë se 6 vite eksperiencë janë pritur dhe janë trajtuar në mënyrë individuale dhe të personalizuar rreth 1000 raste të moshave dhe diagnozave të ndryshme.
Klinika drejtohet nga Dr. Xhulia Xhaja Mehaj dhe Dr.Indrit Mehaj, të cilët të shoqëruar nga një staf me vlera të larta profesionale dhe personale bëjnë të mundur që të ofrohet një shërbim me standarte të larta për të arritur më të mirën në përmirsimin dhe zgjidhjen e problemeve tuaja.
Stafi ynë është i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje dhe për t’iu dhënë të gjithë informacionin dhe ndihmën që ju nevojitet.
Për çdo shqetësim tuajin apo të fëmijës tuaj, klinika SYNAPS ju ofron instalacionet më të fundit dhe metodat e trajtimit më efikase që ju të merrni përkujdesjen që ju nevojitet, të fitoni besimin për të ecur përpara dhe të ndiheni si në familje.
SYNAPS, shpresë për një të ardhme më të mirë…
Metodologji Inovatore
Kontakt i Vazhdueshëm
Akses i Thjeshtë
BLOG