Trajtime Pediatrike

  1. Kreu
  2. Trajtime Pediatrike

Trajtime Pediatrike

Përfshijnë moshat që në vitin e parë të jetës deri në 14 vjeç. Programet dhe objektivat e trajtimit orientohen në bazë të diagnozës apo problematikave që manifeston fëmija.

Mund të lidhen me: Problemet e të folurit, komunikimin, përqëndrimin, të kuptuarit, gëlltitjen, përtypjen, zërin, të ecjes apo përdorimin e gjymtyrëve, të vonesave apo çrregullimeve të ndryshme të neurozhvillimit. Ndërhyrja e hershme është një nga elementët kyç që suporton prognozën ( mbarëvajtjen) e trajtimit dhe ritmin e rikuperimit te fëmijës.

Rëndësi të vecantë ka gjithashtu suportimi i zhvillimit nga ambjenti në të cilin fëmija ekspozohet dhe nga personat të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me të. E gjithë kjo për të nxjerrë në pah potencialin maksimal që fëmija posedon.

Kontakti i vazhdueshëm mjek – prind është i nevojshëm për monitorimin e zhvillimit dhe të reagimit të fëmijës ndaj terapisë si dhe për të qënë koherent ndaj implementimit të objektivave të reja ne programet terapeutike.

Prinderit pyesin

Mezi presim të dëgjojmë nga ju dhe të diskutojmë se
si mund ta ndihmojmë fëmijën tuaj!

Menu