Që kur fëmija vjen në jetë ka disa pritshmëri që na lidhen dhe orientohen nga mosha biologjike. Kur flasim për shqetësimet referuar procesit të neurozhvillimit të fëmijës ne si profesionistë po ashtu edhe prindërit, duhet të orientohen pikërisht nga këto “indikatorë” të zhvillimit të cilët nuk janë fikse dhe na rakordojnë me fleksibilitet në shtrirje të caktuara kohore.
Megjithatë ka një element që në fakt më i përshtatshëm do të ishte termi “aftësi” i cili duhet të jetë prezent tek foshnjet së paku që në muajin e gjashtë të jetës; bëhet fjalë për të kuptuarin.
Kur prindi konstaton se fëmija i tij gjashtë muaj+ nuk arrin që ta ndjekë me sy dhe të përfshihet në përcjelljen e atij informacioni që lidhet me rutinën e fëmijës kryesisht, duhet të jetë vigjilent dhe ta monitorojë me kujdes vijimësinë e progresit të neurozhvillimit tek fëmija.
Nëse situata persiston përsëri dhe reagimet e fëmijës janë të vagullta, menjëherë shqetësimin ia referojmë specialistit.